Infermierët që ishin punësuar vetëm gjatë kohës së pandemisë kanë vendosur mantelet e tyre të punës nëpër objektin e MSH-së, në shenjë proteste për mosvazhdimin e kontratave.
Ditë më parë ata kanë protestuar për të njëjtin qëllim edhe para Klinikës Infektive të QKUK-së.
Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë kishte sqaruar përmes një komunikate se infermierët që janë punësuar për periudhën e pandemisë, janë punësuar me kontrata vetëm për gjashtë muaj.
MSH ka sqaruar se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe nuk parashihet vazhdimi i kontratave në kuadër të këtij projekti.