Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës, e cila tha se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.