Një djalë 9 vjeçar është sulmuar nga një hienë gjatë ndjekjes së një Meshe në ambiente të jashtme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zimbabve, ku si rrjedhojë 9 vjeçari ka marrë plage të rënda në fytyrë, duke humbur hundën, syrin e majtë, pjesën më të madhe të buzës së sipërme, pjesë nga balli dhe pjesë të tjera të fytyrës.
Në pamundësi të përballimit të një operacioni të specializuar jashtë vendit, nëna e djalit 9 vjeçar kontaktoi mjekët në Afrikën e Jugut fqinje, të cilët ranë dakord ta operonin atë falas në një klinikë private të Johanesburgut.
Djali dërgua me aeroplan në Johanesburg të shtunën dhe u përshëndet nga stafi i spitalit duke kënduar himnin kombëtar të Afrikës së Jugut.
Mia (mjek kirurg) dhe ekipi i tij do të kryejnë një operacion hulumtues të hënën, pas të cilit mjekët do të përcaktojnë metodologjinë, që do të ndjekin.
Bëhet fjalë për një operacion kompleks dhe pritet të zgjasë rreth 20 orë.
Sipas AFP, mjekët do të përdorin indet nga pjesët e tjera të trupit të 9 vjeçarit për të rindërtuar nofullën, hundën, gojën dhe faqet e tij.
“Fatkeqësisht ai do të ketë shenja të shumta në fytyrë,” tha mjeku kirurg.
“Ajo që ne shpresojmë të bëjmë është një procedurë ku minimizojmë … pasojat nga dhëmbët e hienës,” shpjegoi ai.
Rodwell (djali i sulmuar nga hiena) “kurrë nuk do të ketë një fytyrë krejtësisht normale dhe të padëmtuar”, paralajmëroi ai.
“Por ne duam t’i japim atij diçka që së paku do ta lejojë atë të jetë funksional dhe të shijojë gjërat që bëjnë fëmijët e tjerë.”
Mjekët shpresojnë që Rodwell të ndihet përsëri si një fëmijë normal, tha Mia.
“Për fat të keq realiteti i hidhur është se kemi të bëjmë me një dëmtim, jshtëzakonisht të madh.”