Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, nesër do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së, për rrjedhën e raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi.
Raporti është dorëzuar, siç është thënë, në pritje për të parë se si takimi i ri i dialogut, i cili do të rinis në korrik, mund të sjellë një rezultat më të prekshëm, raporton agjencia e lajmeve Beta, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministrat e BE-së u njoftuan se, në Luksemburg, do të diskutojnë për procesin e stabilizimit dhe shoqërimit me partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Aty pritet edhe zhvillimi i konferencave ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, mbi “udhëheqjen politike”, vetëm si pjesë e një metodologjie të re të zgjerimit, pasi nuk do të hapen kapituj të ri në bisedime.
Zyrtarët diplomatikë të BE shpjeguan se shumica e anëtarëve të BE-së kundërshtojnë hapjen e kapitujve të rinj në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, duke thënë se autoritetet e Beogradit nuk kishin arritur të zbatonin reformat e pritura, kryesisht në fushat e sundimit të ligjit, antikorrupsion, pavarësi gjyqësore dhe liri të shprehjes.
Meqenëse ministrat dhe udhëheqësit e BE-së tani nuk kanë përpara miratimin e “paketës së re të zgjerimit” të zakonshme gjysmë-vjetore, diskutimi i tyre do të përqendrohet në “si do të zbatohet metodologjia e re e zgjerimit në negociatat me Serbi-Malin e Zi”.
Analiza e Procesit të Stabilizim-Asociimit, mbi të cilën janë nënshkruar marrëveshje të BE-së me gjashtë partnerë në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu do të përfshihet në metodologjinë e re të zgjerimit dhe gjithashtu do të prezantojë një debat mbi qeverisjen politike më të mirë.