Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së në Rajonin e Prishtinës.
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, shtoi ajo.