Një biznesmen në Sarandë mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një sulm me armë,
Spiro Iljadhi, 35 vjeç, mësohet se është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.
Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.
Tutje mediat bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.
Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale.
Po ashtu policia po shikon dhe kamerat e sigurisë.