Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar pas kritikave të shumta që mori pas deklaratave dhe fjalorit të tij bërë ndaj kryetares së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica-Xhelili.
Ai në rrjetin Facebook ka shkruar ta quash dikë të bukur dhe ta ftosh në drekë ose darkë është ofendim, ndjen keqardhje për këtë shoqëri.
Ai i ka kërkuar falje deputetes Kica-Xhelili në rast se është ndier e ofenduar, edhe pse nuk ka parë reagim nga ana e saj.
“Nëse i thua dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbërri si shoqëri! Nëse Doarsa është ofenduar për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj. E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi…”, ka shkruar Shala.
Lidhur me komentet e Shalës ka reaguar edhe Sindikata e RTK-së dhe Rrjeti i Grave të Kosovës