Autostrada “Ibrahim Rugova” kushtoi mbi 1 miliard euro, por nuk ka siguri.
Ditë e fundit është kapur një moment kur disa lopë janë futur në autostradë, shkruan “Jepi zë”.Siç shihet, katër lopë kishin bllokuar rrugën afër kufirit me Shqipërinë, tek dalja për Zhur.
Duhet kujtuar se rastet e aksidenteve në këtë autostradë janë shpeshtuar kohën e fundit.
Ndryshe, autostradat duhet të jenë të kufizuara me tel mbrojtës për të mos lejuar kafshët të rrezikojnë shoferët.