Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen që është duke zhvilluar ka marr vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike. Sipas vendimit të KQZ-së, subjektet politike mund të shpenzojnë në fushatë elektorale 950 mijë e 633 euro e 40 cent,
Vendimi i KQZ-së, mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ përmban 1 milionë e 894 mijë e 254 votues.
Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat, të cilat kanë më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat, të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.