Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje të paprecedent Lëvizjes Vetëvendosje që t’i ndal fushatat kundër gazetarëve në Kosovë.
Reagimi është bërë nga Ricardo Gutierrez – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve.
“Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndalojë së shqetësuari gazetarët në Kosovë,” ka shkruar Gutierrez.
Ai ka shpërndarë një postim nga ana e gazetarit Berat Buzhala i cili ka alarmuar për faqen “Me Kryeminsitrin” që po orkestrojnë sulme ndaj saj.