Ka vite që kur Daut Haradinaj, pati kërkuar që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, t’i bëjë publikë emrat e pronarëve të vërtetë që fshihen pas objektit “Pandora” në Lagjen “Arbëria” për të cilën ishte përfolur se është pronë e vetë Haradinajt.
Mirëpo, në listën e publikuar nga Ahmeti nuk figuronte emri i Daut Haradinajt.
Madje, ky i fundit sonte tha se ky objekt është ndërtuar kundërligjshëm.
“Unë kam thënë edhe publikisht shkoni thyeni xhamat e atij objekti dhe shikojeni se kush po idhnohet(…) Emrin e Daut Haradinajt nuk mund ta njollos askush më sepse nuk do të rrimë duar kyç më, do të reagojmë me zë, me institucione dhe me të gjitha format që neve na lejon ligji“, tha ai në ATV.
Ai premtoi se nëse zgjedhet kryetari i kryeqytetit, ky objekt do të rrënohet edhe nëse vetëm “një milimetër” ka shkelje të ligjit.
“Nëse vetëm një milimetër ka shkelje të ligjit, ai objekt do të rrënohet(…)Por natyrisht aj objekt është i kundërligjshëm, e para sepse është afër hekurudhës dhe kushdo që e ka dhënë lejen po të kish pas prokuror normal e kish thirr se nuk është dashur që te legalizohet ai objekt.”/