Një 52 vjeçar nga fshati Kosuriq i Pejës ka vdekur sonte, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Një familjar i tij ka thënë për Klan Kosovën se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.
Rastin për klankosova.tv e kanë pranuar edhe policia, ku zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka thënë për klankosova.tv se ishin informuar nga Spitali Rajonal i Pejës.
“Policia është informuar sot nga Spitali Rajonal i Pejës se e kanë pranuar një person që dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe i njëjti ka vdekur. Personi është i gjinisë mashkull”, ka thënë Rugova, njofton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka mësuar se personi në fjalë ka lindur në vitin 1969.