Ka vdekur personi i cili është plagosur të mërkurën mbrëma në qendër të Klinës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 02:15, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Klankosova.tv mëson se viktima është Valentin Balaj, 27 vjeç.
Lidhur me rastin mbrëmë është arrestuar një i dyshuar.