Olta tregoi shumë në fotot e fundit.
Aktorja Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa fotografi, në të cilat tregon se po i shijon në maksimum pushimet në plazh.
Në foton e fundit, Olta pozoi e veshur me një fustan të çarë tek këmba dhe këmishë të shkurtër, duke vënë në fokus belin dhe këmbët.
“Po te them qe s’ka asnje filter foto nuk do me besoni, keshtuqe s po flas.”, shkruan ajo sipër fotos.
Ndryshe, Olta Gixhari muaj më parë u bë nënë për herë të parë, ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Amar.
Aktoren, muajt e fundit nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt, por i është përkushtuar rritjes së djalit. /Lajmi