Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID,
Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë , teksa u theksua se Osmani dhe Konjufca kishin vizituar dje sallën 1 tetori për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vaksinimit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot kanë vizituar sallën 1 Tetori për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vaksinimit në masë që do të filloj nga java e ardhshme. Njëkohësisht shprehën mirënjohjen e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe personelin shëndetësor për sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit”, thuhet të njoftimin e ministrisë.
Tutje nëpërmjet këtij njoftim u tregua se Osmani dhe Konjuca kanë marrë dozën e parë të vaksinën në përputhje me planin për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19. Sipas saj, vaksina duhet të kuptohet edhe si përgjegjësi, ngase krijojnë siguri dhe mundësojnë këndelljen ekonomike të vendit nga pasojat e pandemisë”, shkruhet më tutje.
Gjithashtu tregohet se edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca ka ftuar qytetarët që të marrin vaksinën kundër virusit. Sipas tij me vaksinim lehtësohet dhe puna e shtetit në hapjen dhe rikthimin në stabilitet.