Po vazhdojnë edhe sot kërkimet të zhdukurin nga Begraca e Kaçanikut, Muhabi Islamin.
41 vjeçari ka dalur nga shtëpia e tij me datën 07.06.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Që nga mëngjesi ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt, FSK-ja, zjarrëfikësit dhe 40 vullnetarë, kanë nisur kërkimin e tij.
Muhabi Islami ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192)”, thuhet në apelin e policisë
Familjarët e të zhukurit kanë deklaruar se i zhdukuri kishte dalë për të mbledhur kërpudha.