Agjenti i Christian Eriksen, Martin Schoots ka thënë se danezi po merr frymë dhe mund të flasë.
“Christian Eriksen po merr frymë dhe mund të flasë. Ai është zgjuar” – tha Schoots për NPO Radio pasi kishte biseduar me babain e Eriksenit.
Kah fundi i pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë, Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.
Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.
Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.