• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lladrovci me krerët e shtetit në Poklek: Në Hagë po ndodh padrejtësi me drejtuesit e UÇK-së

12/06/2021 - 12:26:51
Lladrovci me krerët e shtetit në Poklek: Në Hagë po ndodh padrejtësi me drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Manifestimin kushtuar Ditës së Çlirimit, apo Ditës së Paqes, ditë paharrueshme sipas tij për të gjithë, si finalizim i luftës çlirimtare dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Lladrovci me këtë rast, ka shkruar se “sot, është nderuar sakrifica për liri në Poklek dhe Drenas por edhe krejt Kosovën, megjithëse kemi ende plagë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, mos dënimi i kriminelëve por edhe padrejtësia që po ngjan në Hagë me drejtuesit më të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, etj.”

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,
Familjar të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së,

Sot, nën përkujdesjen e Sh.S.Z. Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku ishin të pranishëm edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, si dhe personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, është mbajtur në Poklek manifestimi qendror kushtuar “Ditës së Paqes”, apo “Ditën e Çlirimit”.

Pokleku dhe Drenasi kanë qenë të nderuar me këtë organizim dinjitoz nga ku u dhanë mesazhet e kësaj dite të paharrueshme për të gjithë neve, finalizimin e luftës tonë çlirimtare dhe hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, si Ditë të çlirimit.

Para 22 vitesh, paqja vërtetë arriti, pas 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s. Por, ishte një shekull përkushtim e sakrificë e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, të UÇK-së, për të arritur më 12 qershor 1999.

Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qëndresës së popullit tonë, e drejta jonë për të jetuar në liri mori përkrahje nga bota demokratike. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë ata që na ndihmuan.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo ditë historike u shënua me fjalë rasti dhe mesazhe të çmuara të Presidentes Osmani, kryekuvendarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti, u ekspozuan fotografitë autoriale të Arban Osmanit, si dëshmi për rrugën dhe çmimin e lirisë tonë dhe Koncert requiem nga Filarmonia e Kosovës.

E rikujtoj me emocione të pashlyeshme se vendi ku u mbajt sot manifestimi, menjëherë në ditët e para të çlirimit, së bashku me kryeadministratorin Bernard Kushner dhe Bardhyl Mahmutin, kemi vizituar shtëpinë që tashmë është Muze, ku ishin djegur 53 qytetarë dhe ai me dorën e vet preku shumë eshtra të martirëve. Kjo vizitë këtu në Poklek e z. Kushner, ishte edhe dëshmi për krimin dhe gjenocidin serb.

Në çdo pëllëmbë të kësaj toke, vërehej tmerri që kishte lënë pas vetes okupatori serb, vendet e masakrave por edhe shkatërrimin total të shtëpive, të vlerësuar me shkallën e 5-të.

Sot, është nderuar sakrifica për liri në Poklek dhe Drenas por edhe krejt Kosovën, megjithëse kemi ende plagë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, mos dënimi i kriminelëve por edhe padrejtësia që po ngjan në Hagë me drejtuesit më të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, etj.

Rruga jonë ishte e drejtë, prandaj edhe gjetëm mbështetje nga bota liridashëse. Ne jemi përjetësisht mirënjohës dhe falënderues. Ne nuk do ta harrojmë se ishim para zhdukjes dhe në ditët vendimtare të ekzistencës tonë, NATO me aleatët doli krah nesh, krah UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

Ne, këtë ditë dhe këtë përkrahje kurrë nuk do ta harrojmë. Ashtu siç kurrë nuk do t’i harrojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Gëzuar Dita e Paqes, Dita e Çlirimit!
Ju faleminderit

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
Babai dhe djali tentojnë të vrasin dhëndrin në Pejë

Babai dhe djali tentojnë të vrasin dhëndrin në Pejë

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi