Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personit të dyshuar për dhunë në familje,
I pandehuri S.B. dyshohet se me datën 10 të këtij muaji në shtëpinë e tij në Ferizaj, me dashje ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“…Në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë veprim i pandehuri i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas raportit mjekësor të datës 11 qershor të këtij viti të lëshuar nga Qendra Emergjente në Ferizaj, i dyshuari i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës.