Policia e Kosovës vazhdon t’i denojë shoferët për shkak të kundërvajtjeve rrugore bazuar në videot dhe fotografitë e publikuar në mediat online.
Pas dy gjobave të dhëna dje, sot është edhe një rast tjetër, ku policia ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe ka qenë e shënjuar me shenjë komunikacioni për punime në rrugë.
Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.
Ky dënim është 150 euro dhe dy pikë negative.
Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik.