Edhe 10 raste me koronavirus janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Brenda kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë viktimë.
IKSHPK njofton edhe për 116 të shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 627 raste aktive.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.
Në total numri i rasteve aktive është 627.