Një papërgjegjësi totale e një kompanie në Prishtinë u ka kushtuar sot shoferëve në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Kjo kompani, ka derdhur vaj motori në këtë rrugë, ku si pasojë e gjithë rruga është lyer me këtë lëndë.
E veturat pastaj aty, kanë rrëshqitur sikur të kishte akull.
Rasti është denoncuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, teksa është publikuar edhe video.
“Sot rruga Isa Kastrati në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motorri dhe gjithë rruga është lyer me vaj! Tri Aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”, thuhet në denoncim.