Gruaja e cila ishte në koma për 10 muaj pas shtatzënisë është zgjuar dhe ka zbuluar se është bërë nënë e një vajze të vogël.
37-vjeçarja Cristina Rosi, nga Monte San Savino, në Toskanë, ishte 7 muajsh shtatzënë kur pësoi një atak në zemër dhe ra në koma, korrikun e vitit të kaluar.
Vajza e saj Caterina lindi me operacion cezarian, ndërkohë që nëna ishte ende në koma.
Në deklarata për gazetën “La Nazione”, bashkëshorti i Cristina Rosi, Gabriele Succi, u shpreh: “Është një lumturi e madhe për familjen tonë, pas kaq shumë muajsh vuajtje”.
Tashmë, gruaja italiane do të transferohet në një klinikë në Austri, ku do të trajtohet 24 orë nga specialistë dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi neurologjik.
“Kur kujtoj që vetëm pak muaj më parë merrte frymë me makineri, më duket mrekulli ajo që ka ndodhur, tani merr frymë dhe gëlltitet vetë”, thotë bashkëshortja.