Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Vetëvendosja me arrogancën e numrave po tenton që të kap të gjitha institucionet e pavarura të Kosovës duke punësuar militantë partiakë.
Tahiri në seancën e Kuvendit tha se është duke u parë qartë se punësimet janë partiake.
“Tendencën e partizimit respektivisht kapjen e instituconeve të pavarura të Kosovës. Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe qeveri ne e kemi marrë me shqetësim. Shihet qartë që ka punësime, por janë punësime politike pavarësisht se kanë deklaruar se nipat janë për dasma.Kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile i keni duartrokitur, kur iu pëlqen rekrutimi nga ambasadat i duartrokitni, në momentin që ju japin rekomandime thoni s’janë të mirë”, ka thënë Tahiri.
Tutje shefi i deputetëve të AAK-së, i ka kërkuar partisë në pushtet që të ndalë me punësime në agjencione të pavarura.
“Ju lutem ndaleni dorën kur punësoni në agjencionet e pavarura, por po ju thojmë agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Kushtetueses që kemi me i zgjedh, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, të aplikojnë ata me integritet dhe të mos kemi dikë partiak. Nëse praktika shkon me i kap këto institucione nuk i bëni hajt as qeverisë Kurti as VV-së”, tha Tahiri.