Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, para se të fillonte pyetjet parlamentare për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deshi të sigurohej për një çështje.
Posa mori fjalën, Nura tha se shpreson që Qeveria t’ia di lokacionin ku gjendet Sveçla. Kjo pasi që siç tha ai, ministri i Brendshëm po mungon që dy seanca të Kuvendit.
“Faleminderit kryetar. Seanca e dytë që Sveçla nuk është. Uroj që të paktën Qeveria t’ia di lokacionin”, ka thënë Nura.