• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Provokimi i Serbisë në lishën brenda kampusit të UP-së, zyra e Kurtit dhe e Gërvalles, as një zë

10/06/2021 - 17:22:24
Provokimi i Serbisë në lishën brenda kampusit të UP-së, zyra e Kurtit dhe e Gërvalles, as një zë

Qeveria e Kosovës s’ka kthyer përgjigje në pyetjen e Gazetës Express, se a ka pasur dijeni për mbajtjen e liturgjisë fetare sot në Kishën e braktisur brenda kampusit të UP-së, themelet e së cilës i kishte vënë lideri famëkeq i paramilitarëve serbë, Arkani. As MPJ nuk ka dhënë ndonjë sqarim.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit sot në mëngjes së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e UP-së.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
0
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
16

Mbajtja e liturgjisë në objektin që për shumë qytetarë shqiptarë simbolizon torturat e luftës, nxiti reagime të shumta. Këto reagime nuk e zgjuan qeverinë Kurti.

Nuk dihet nëse Teodosije ka pasur leje për tu futur në Kosovë, pasi Ministria e Punëve të Jashtme s’ka kthyer përgjigje nëse i ka lejuar ata të futen në Kosovë dhe nëse kanë qenë në dijeni se sot do të kryejnë shërbesë në Kishën brenda kampusit të UP-së.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Ministrinë e Jashtme. Në disa tentime, është përgjigjur vetëm këshilltarja për media e ministres Gërvalla, Blerta Aliu, e cila tha se do t’i procedonte pyetjet dhe do ta shihnte nëse ka diçka për përgjigje.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës s’është përgjigjur fare nëse kanë qenë në dijeni për liturgjinë e sotme. As policia e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës, teksa dy policë janë parë gjatë ditës afër ambientit të Kishës që sipas fotografive kanë qëndruar aty pas përfundimit të liturgjisë fetare.

Ish-ministri i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka treguar për një marrëveshje për mbajtjen mbyllur të kësaj kishe që ishte bërë gjatë mandatit të tij dikur.

Gashi ka sqaruar kompetencat e ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe mirëmbajtjes së Kishës Ortodokse, ku përmes një marrëveshjeje të vitit 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE’së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, dyert e Kishës ishin mbyllur me çelës dhe brenda saj nuk do të mund të hyhej pa miratimin e palëve.

Pikërisht, në hapësirën e kontestuar nga Universiteti i Prishtinës, gjatë viteve 90 -të të shekullit të kaluar, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, kishte nisur ndërtimi i kishës “Krishti shpëtimtar”, e cila nga shqiptarët e Kosovës shihet si objekt i ndërtuar me qëllime politike.

Universiteti i Prishtinës konsideron që hapësira në të cilën është ndërtuar kisha, është në shfrytëzim nga universiteti, tash e 50 vjet me radhë.

Në anën tjetër Kryeministri Kurti hesht edhe pse në vitin 2016 ish-anëtari i VV-së thotë se ishte Kurti që i kishte detyruar të bëjnë roje para Kishës Ortodokse.

“Me kujtohet kur në 2016, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas liturgjisë që është mbajtur sot në Kishën Ortodokse që gjendet në kampusin e Prishtinës.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës.

“Liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës. Kurrë nuk mund të sigurohej ardhja e ipeshkvit Teodosije dhe pelegrinëve serbë pa lejen, ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes politike nga Qeveria. Prandaj, sot, fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit. Gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë. Por jo, 22 vite pas luftës, kur plagët e dhimbjes nga lufta janë ende të hapura, të organizohet me lejen e plotë të qeverisë Kurti,një liturgji që është thellësisht politike, është e dhimbshme dhe e papranueshme.”

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
0
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
16
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
8
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
19
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Rusia e dëbon diplomatin shqiptar

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi