Rruga ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet është bërë e mjerueshme si pasojë e reshjeve të djeshme të shiut.
Në faqen në Facebok, e cila administrohet nga qytetarët prishtinas, të cilët raportojnë të gjitha parregullsitë që ndodhin në kryeqytet, janë publikuar pamjet të cilat i ka marrë rruga që të çon drejt ‘Mati 1’, shkruan Reporteri.net.
Balta e ka mbuluar tërësisht rrugën e cila është në ndërtim e sipër, duke ua vështirësuar kështu lëvizjen banorëve të kësaj zone.
Qytetarët kanë ironizuar duke e krahasuar pamjen e saj me çokollatë të shkrirë, e disa nga ta kanë edhe kritika të ashpëra për kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti.
Punimet në këtë rrugë janë paraparë që të zgjasin 90 ditë.