ërfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot arrin për vizitë në Kosovë.
Siç njofton Presidenca e Kosovës, ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi
Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentit Thaçi në ora 13:00.
Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi ditë më parë Shtëpia e Bardhë.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/