Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferecë për media ka folur largimin e mbi 400 punëtorëve nga sektori privat.
Azemi ka thënë se mbi 400 punëtorë të sektorit privat janë larguar nga puna, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale më 31 maj për shkak të tenderit të ri për mirëmbajtje dhe siguri.
“Edhe tenderi i ri qe është qit për të kryer këto shërbime nga 400 punëtorë që kanë qenë të angazhum në vendet e tyre të punës, me tenderin e ri nuk do të mund të punësohen më shumë se 70 punëtorë dhe rreth 330 do të mbesin pa punë rrugëve pa një mbështetje sociale.”
Sipas Azemit, nuk mund të pranohet arsyetimi se ky tender parasheh ruajtjen e buxhetit të Kosovës, përderisa nga ky buxhet janë shpenzuar 11 milionë euro per rrymën në veri.
“Përderisa buxheti i Kosovës paska mjete që të derdhen 11milionë euro për rrymën në Mitrovicë, ne jo që nuk po stimulohemi, por po degradohemi dhe po flakemi jashtë vendit të punës.” u shpreh ai.
Ndër të tjera, Azemi është shprehur se pagat në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë rënë në 170 euro.
“Perderisa qeveria Kurti na ka premtuar vitin e kaluar pagë 350 euro dhe këtë vit 250 euro dhe pagesë kontributi, që i bie 290 euro, ne ju bëjmë me dije se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ra në pagën 170euro. Ne ju kemi gëzu ndryshimeve, kur na kanë premtuar, por këto ndryshime po janë të disfavorshme për puntorët e sektorit privat të Kosoves”, deklaroi ai në një konferncë për media.