Kandidati për deputet nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas ofendimit të bërë nga kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Krasniqi ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mendësi të njejtë me Salih Zybën.
“Ndër të tjera, Kurti paska thënë “S’jam për atë qasje të Salih Zybës, por liria e shprehjes garantohet normalisht”. Dmth Zyba kur kërcënon nga pozita e pushtetit kjo është “liri e shprehjes.
Por mos harroni që liria për me shprehë kërcënime nga pozita e pushtetit, është mesazh që u dërgohet militantëve të pushtetit. Liri e shprehjes është edhe kur një militant kërcënon që “do t’ju varim në mes të sheshit”, apo jo?! P.S.Po të mos kishte Albin Kurti mendësi të njëjtë me Salih Zybën sot do të deklaronte kështu: “ata që kërcënojnë me hakmarrje politike duhet ta lëshojnë VV-në sepse nuk kanë vend aty”- ka thënë Krasniqi.