Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 2 mijë e 277 mostra, prej të cilave, dhjetë kanë rezultuar pozitive.
Ndërkohë që IKSHPK bën të ditur se janë shëruar 134 pacientë, të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Momentalisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 74.