Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një veturë në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
Rasti është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Nga rasti, Ahmeti u shpreh se nuk ka të lënduar derisa hetimet po vijojnë.
“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”.