Grupi ndërkombëtar i hakerave, “Anonymous” ka publikuar së fundmi një videomesazh ku tregon se ka në plan të sulmojë Elon Musk pasi me mesazhet e tij në rrjetet sociale ndikoi në rënien e ndjeshme të çmimit të disa kriptomonedhave.
Në video, grupi shprehet se drejtuesi i Tesla ushtron shumë pushtet në tregjet e kriptomonedhave dhe ata nuk mund ta durojnë më përpjekjet për t’u treguar kavalier me sjelljen e tij me mënyrën sesi ai sillet me to.
Ditën e enjte, Musk bëri një postim që shumë njerëz e morën si një mesazh të koduar. Ai publikoi një foto të logos së Bitcoi me imazhin e një zemre të thyer, që shumë njerëz e përkthyen si një ndarje të tij nga kriptomonedha.
‘Miliona investitorë me pakicë po besojnë vërtet në fitimet e tyre me kriptomonedhat për të përmirësuar jetën e tyre. Kjo është diçka që nuk do ta kuptoni kurrë sepse keni lindur në pasurinë e vjedhur të një miniere smeraldi të aparteidit në Afrikën e Jugut dhe nuk keni asnjë ide se si është lufta për shumicën e njerëzve që punojnë në botë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e “Anonymous”