Një përleshje fizike mes gjashtë personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në parkingun e një autolarjeje në Fushë Kosovë,
Të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur edhe shufra metali.
Si pasojë e kësaj rrahje, policia bën të ditur se tre nga të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Dy prej tyre janë liruar, kurse njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar ende në QKUK.