Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi në raundin e tretë pati punë me xhudisten Sabina Giliazovan, të cilën e mposhti me Wazari.
Meçi shkoi në Golden Score, ndërsa ishte mjaft i barabartë, por në fund Krasniqi tregon pse është” mbretëresha” e kategorisë der 48 kilogramë në xhudo.
Paraprakisht, Krasniqi dy raundet e para i kaloi pa luftë.