Mëngjesin e sotëm në Durrës ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku dy persona kanë grabitur rojën e karburantit nën kërcënimin e armëve, shkruan Panorama.
Në dëshminë e tij për policinë, roja ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detajet e plota të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.