Profesori universitar, Avdi Smajlaj, ka raportuar edhe një rast tjetër të nepotizimit në institucione.Smajlaj përmes një shkrimi në facebook ka bërë me dije se Ministrja e Arsimit ka emëruar zëvendësministre, Edona Malokun pasi e njëjta i kishte avancuar më herët vajzën, zonjës Nagavci.Ai tutje thotë se në mungesë të votave për të ndalur këto veprime, protestat do të jenë të pashmangshme.
Reagimi i plotë:rotesta kundër verzionit të ri të familjarizmit, nepotizmit, klientelizmit e kapjes së re të shtetit.
Zoja (tanimë zvMinistre e Arsimit) Edona Maloku ia avancon vajzën Zojës Ministre Nagavci, e Zoja Ministre për këtë e shpërblen Zojën Maloku me një dhuratë modeste, e bën Zojën Maloku zvMinistre të arsimit.Është ministri që do të duhej të rregulloj arsimin që është kusht i domosdoshëm për zhvilimin e vendit.
Sikur të ishin ministre e zvministre për rregullimin e kushteve të jetës e mirëqenies së pulave, ndoshta do të mund të përbihej disi kjo tallje e tyre me arsimin e vendin e votuesit e 14 Shkurtit. Pulat mjaftohen me një mbuloj ku nuk i godet shiu në kokë, të tjerat i përballojnë lehtë.
Besoj shoqëria civile duhet parë këto veprime e shumë tjera të ngjashme që po e ngulfatin të tashmën e të ardhmën e vendit e shoqërisë sonë.Në mungesë të votave të mjaftueshme për të ndalur këto çoroditje e tallje me qytetarët e institucione, atëherë protestat do të jenë të pashmangshme për të mos pritur 4 vite për të ndëshkuar verzionin e ri të familjarizmit, nepotizmit, klientelizmit, e kapjes së re të shtetit e institucioneve.Të paktën këto margaritare nuk ua kishim borxh fëmijëve tonë.