Të shtëna me armë janë regjistruar sot në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku një person raportohet se ka mbetur i vdekur.
Sipas burimeve ndaj personit, që qëndron ende i shtrirë përtokë në lokal, është qëlluar 5 herë me armë zjarri. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit në fjalë si dhe rrethanat e ngjarjes.