• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rrëfimi prekës i kosovarit që mina ja humbi këmbën dhe dorën kur ishte vetëm 12-vjeçar (video)

04/06/2021 - 07:56:14
Rrëfimi prekës i kosovarit që  mina ja humbi këmbën dhe dorën kur ishte vetëm 12-vjeçar (video)

Gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, u vranë mbi 1 mijë fëmijë. Shumë prej tyre u vranë dhe u gjymtuan edhe pas mbarimit të luftës, kryesisht nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese. Të premten, më 4 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.

Elmi Xhema nga Komuna Shtime e Kosovës ishte vetëm 12-vjeçar kur humbi këmbën dhe dorën e majtë.

Lexo më shumë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
8

Ishte maj i vitit 2001, kur ai shkeli në një minë të vendosur nga ushtria serbe në oborrin e shtëpisë së tij, gjatë kohës së luftës.

Elmiu tash 32-vjeç luan basketboll në oborrin e shkollës ku kishte vijuar mësimet deri në klasën e pestë.

Që nga dita kur shkeli në minë, ai e braktisi shkollën dhe nuk u kthye më kurrë.

“Kur dola nga shtëpia të luaj….edhe hasa në minë, rashë në të, më nuk dita asgjë, veç më është zbardhur. Tani të shtëpisë kanë dalë të shohin se çka është bërë, pastaj nuk kam ditur asgjë deri kur më kanë dërguar në spital….e kam marrë vesh se çka ka ndodhur me mua. Pasi më ndodhi kjo, nuk kisha vullnet(për shkollë), më humbi motivi dhe e lashë krejt”, rrëfen Xhema.

Protezën e parë të këmbës e bëri në Gjermani me ndihmën e një organizate humanitare gjermane, pasi familja e tij 9-anëtarëshe nuk kishe mundësi të financonte shërimin e djalit të saj.

“Ka qenë njëfarë gëzimi kur kam filluar të ec, ta lëshoj këmbën (në tokë), sepse e kam pasur njëfarë frike ta lëshoj”, tregon ai.

Fatin e Elmiut e kanë pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në Kosovë, të cilët në vitet e pasluftës pësuan nga minat.

Sipas Shoqatës së të Plagosurve Civilë nga Minat, rreth 2.100 persona u plagosën nga mjetet shpëthyese pas mbarimit të luftës. Rreth një mijë prej tyre ishin fëmijë.

Njëqindetetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga minat dhe 450 të tjerë kanë humbur këmbët, duart ose sytë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
8
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
3
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
2
Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin
Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin

May 14, 2025
6
Rama i kërcënon  Kosovën e Bosnjën për idenë e Serbisë
Lajme

Kryeministri britanik e quan historike fitoren e Edi Ramës: Pres të punojmë së bashku

May 14, 2025
7
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vdes gruaja nga Fushë Kosova në vendin e punës

Më të fundit

  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
  • Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18
  • Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi