Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me COVID-19, nga 2 mijë e 676 mostra sa janë testuar gjithsej,
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë këtij intervali kohor nuk ka vdekur asnjë i infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, IKSHPK njofton se janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 mmijë e 564.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72 mijë e 637 doza të vaksinës.