• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Reka thotë Kosova është e barabartë në dialog: Eksperimenti i Brukselit ndryshoi me përfshirjen e SHBA-së

01/06/2021 - 18:44:01
Reka thotë Kosova është e barabartë në dialog: Eksperimenti i Brukselit ndryshoi me përfshirjen e SHBA-së

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se takimet e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë kanë një mesazh të jashtëzakonshëm diplomatik për Kosovën. Ai këto vizita i ka quajtur ristartim për një format më ndryshe nga dialogu i deritanishëm.

Reka ka thënë se këta dy përfaqësues përçuan atë që Kosovës i mungoi prej disa vitesh gjatë procesit të dialogut – trajtimin e barabartë të palëve negociuese.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23

“Për të parën herë vijnë dy të deleguar special për dialogun, një nga SHBA dhe një nga BE në Prishtinë për të përçuar atë që i mungonte tash e 10 vite dialogut eksperimental të Brukselit që eksperimentohej me qasjen e negociatave asimetrike, duke i trajtuar dy palët në mënyrë të pabarabartë dhe duke eksperimentuar me të ashtuquajturën neutralitet ndaj statusit të Kosovës. BE-ja nga 2011 deri më 2018 edhe pse theksonte se do të ishte ndërmjetësuese neutrale në dialog, ajo u bë neutrale ndaj njërës palë”, ka thënë ai.

Reka ka thënë se BE-ja nuk e ka trajtuar Kosovën si palë të barabartë dhe këtë e ka mbështetur në përdorimin e fusnotës kur i referohej Republikës së Kosovës.

“Konsideroj se ky eksperimentim jo i mirë, asimetrik, të trajtimit të pabarabartë të dy palëve negociuese, do të ndryshohet me kyçje më aktive të diplomacisë amerikane. Mund të thuhet se nga fillimi i dialogut administrata e Obamës nuk ishte fare e interesuar në dialog, duke ia deleguar BE-së. Administrata e Trumpit u kyç vetëm në fund të mandatit. Vetëm këto 4 muaj të administratës Biden japin prova se ai do përdorë dy qasje më ndryshe nga ata dy, do të kthejë boshtin euroatlantik”, ka thënë Reka.

Ai është shprehur pesimist se dialogu do të mund të përfundonte me një marrëveshje finale këtë vit. Përmbylljen e këtij procesi, ai e sheh më të gjatë.

“Mendoj se do të jetë dialog i vështirë, pak më i zgjatur dhe nuk besoj se do të përfundojë këtë vit. Do të mund të pritnim një finalizim diku nga mesi i vitit 2022. Këtë e them sepse Kosova në vjeshtë e përfundon vitin zgjedhor, në Francë vitin e ardhshëm janë zgjedhjet presidenciale dhe nuk e di sa do të mund të ndikojë në shpejtimin e dialogut. Po në vjeshtë do të kemi zgjedhjet në Gjermani dhe do tërhiqet një ndër avokatet më të mëdha të dialogut, Merkel. Në pranverë të vitit të ardhshëm do jenë zgjedhjet në Serbi ku Vuçiqi do mundohet ta fitojë edhe një mandat. Nëse i shikojmë të gjitha këto zhvillime do shihet se e vetmja konstantë është ajo amerikane. I vetmi lider i pasfiduar dhe i parrezikuar është presidenti Biden që më nuk do të kalkulojë dhe sidomos në vitin e dytë të mandatit do t’i përkushtohet më shumë politikës së jashtme”, ka shpjeguar ai.

Të gjithë këta akterë, ka thënë Reka, do të jenë të kujdesshëm si do të veprojnë në dialog për shkak të proceseve zgjedhore në vendet e tyre. Problematik e ka quajtur edhe vitin e ardhshëm për ta përmbyllur dialogun.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Pjesa e dytë e vitit është më e problematike, sepse nga korriku 2022 presidencën e merr Çekia që si shtet na ka njohur por e ka një president problematik i cili bëri skandalin me kërkimfaljen për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Rrethanat dhe konteksti i përgjithshëm gjeopolitik jashtë dhe konteksti politik në Kosovë dhe ai rajonal, ka ndryshuar rrënjësisht prej 4 shtatorit 2020 apo prej zotimeve unilaterale të Washingtonit”, ka përfunduar Reka për Deskun.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Zyra e Prokurorit të BE-së fokusohet në fondet për COVID-19

Zyra e Prokurorit të BE-së fokusohet në fondet për COVID-19

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi