Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, nën dyshimet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë)”.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.