Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.
LDK’ja e Isa Mustafës, doli e dyta në këto zgjedhje, edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtare. Këto dy parti nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore, mirëpo patën thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve, mund të formojnë një koalicion për të bashkëqeverisur. Tani, Kurti po thotë se do ta ftojë partinë e Mustafës për të biseduar, e ky i fundit në një prononcim për Gazetën Express thotë se do ta presë numërimin e të gjitha votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, ani pse kreu i VV’së Albin Kurti që në natën e shpalljes së rezultateve deklaroi se do të flasë me krerët e LDK’së për ta formuar Qeverinë e re.