Naftali Bennett po del të jetë kyç në rrëzimi ne Benjamin Netanyahut nga pushteti në Izrael pas dymbëdhjetë vitesh, pas mbështetjes që i dha frontit opozitar.
Koalicionit të ri të opozitës që mund ta bëj pikërisht Bennettin kryeministër, edhe pse i ka vetëm 6 ulëse në parlamentin me 120 sosh, i duhen vetëm edhe votat e deputetëve arabë.
Por, kush është Naftaliu i famshëm që u denoncua mbrëmë ashpër edhe nga vetë kryeministri Netanyahu?
49-vjeçari Bennet ka shërbyer si Ministër i Diasporës dhe si Ministër i Mbrojtjes pikërisht në Qeverinë e Netanyahut që tashmë po provon ta rrëzojë. Ai ka udhëhequr partinë “E djathta e re” prej vitit 2018 dhe ka rënë në shënjestër të kritikave për shkak të politikave rënduese ndaj palestinezëve, raporton Periskopi.
Ai njihet për deklaratën e famshme për shtetin palestinez: “Do të bëj gjithçka me takatin tim që ata kurrë të mos kenë shtet.”
Bennett ka sugjeruar që Izraeli të mësojë me problemin palestinez përgjithnjë pa një zgjidhje afatgjatë apo ndarjen në dy shtete.
Si përgjigje për lirimin e të burgosurve palestinezë nga Izraeli më 2013, Bennett kishte thënë se terroristët palestinezë duheshin vrarë, duke shtuar, “Unë tashmë kam vrarë shumë arabë gjatë jetës time, dhe s’ka absolutisht asnjë problem në atë gjë”. Ai ka mohuar t’i ketë thënë ato fjalë.
Bennett vlerësohet mes politikanëve më të pasur në Izrael.