Konferenca e Kryetarëve caktoi sot datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të presidentit, të zhvillohet më datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.
Komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta miratoi më 28 maj raportin përfundimtar.