Pushimet në vende luksoze e përrallore nuk kanë të ndalur për këngëtaren e njëherësh dhe moderatoren e njohur shqiptare.
Fjala është sigurisht për Luana Vjollcën, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale imazhe nga pushimet e saj, shkruan “Kosovarja”.
Pas angazhimeve në televizion e muzikë, Luana vendosi t’i jap vetes pushim në një vend, që ka vendosur të mos e zbulojë, por që shihet se është vend bregdetar.
Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur me paraqitjen.
Këngëtarja u vërejt se nuk kishte përdorur makijazh, ndërsa për veshje shkoi me një këmishë të gjerë të bardhë dhe xhinse të shkurtra.
“Më kafsho”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërit imazh.