Kanë rifilluar punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, rrugë kjo që njihet për aksidente të shumta dhe kolona të gjata.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ka kërkuar tek ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, vëmendje të shtuar për këtë magjistrale.
Tutje ai ka thënë se do t’ia dërgojnë përmes një shkrese vërejtjet lidhur me lëshimet që janë bërë gjatë punimeve në këtë magjistrale, transmeton Gazeta Sinjali.
“Gjatë javës së ardhshme do të dalë në terren bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe inxhinierët e rrugëve për të parë nga afër lëshimet që janë bërë në këtë magjistrale dhe do t’i dërgojmë një shkresë Ministrisë së Infrastrukturës vërejtjet tona me qëllim që të sanohen lëshimet që kanë ndodhur”, ka shkruar Bulliqi.