Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar dy persona. Me rastin po merret njësitii trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.