Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna e tij, deri më tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me koronavirus.
Ahmeti u shpreh në Facebook se 50 euro i janë ndarë secilit qytetar nën moshën 65 vjeç, kurse 100 euro për pensionistët.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë”, shkroi Ahmeti.