Këshilli i Bashkimit Evropian ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Telegrami Sot e ka siguruar dokumentin e plotë si dhe të gjitha pikat që përmenden në raport.
Një prej pikave në raportin e BE-së, flet për bashkëpunimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Gjykatën Speciale.
Raporti i BE-së, të cilin e posedon të plotë, thekson se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.
Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.
Dokumenti i siguruar ekskluzivisht nga Demokracia.com i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.